Prvanov: Sado që të jetë i thjeshtë propozimi francez, ai është i përmbajtur në mënyre diplomatike

Ish-presidenti i Bullgarisë Georgi Prvanov bëri thirrje për qasje konstruktive në mes Sofjes dhe Shkupit.


Sipas Prvanov, sado që të jetë i thjeshtë propozimi francez, ai është i përmbajtur në mënyrë diplomatike dhe jep një lloj baze dhe orientimi për dalje nga kjo krizë disa vjeçare diplomatike.

Ish-presidenti bullgar shfaqi shpresë se do të bëhet hap dhe do të përfundojë edhe kjo sagë.

Ai theksoi se heqja e vetos, Bullgaria e humbi betejën me historinë.

“Dukshëm, vetoja nuk mund të ndryshojë pozicionin e shoqërisë maqedonase. Edhe si popujt më të afërt, siç ishim dhe siç na shpallen dy kryeministrat e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev, vendet u shndërruan në armiqësore”, komenton Prvanov.

Prvanov ishte i prerë se duhet të punohet në rindërtim të marrëdhënieve bilaterale, për afrimin e ri në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa kjo është e mundur, por jo në mënyrë që të ndikojë ndaj institucioneve evropiane.

Ai e paralajmëroi botimin e ti të librit “Kryengritja e Ilindenit – 1903 nëpër sytë e diplomatëve evropian”, bashkë-autor i së cilës është vet Prvanov.

Publikimi, siç tha edhe Gorgi Prvanov, e ndriçon të vërtetën dokumentare për ngjarjet në mes dy popujve para më shumë se 100 viteve. Do të dorëzohet edhe në Ambasadat e Bullgarisë jashtë vendit dhe institucionet evropiane.