Plot 48 emigrantë, shumica shqiptarë, janë shpëtuar nga mbytja jashtë Gjirit të Sommes në Francë. Ata ishin duke kaluar me një gomone 8 metra të gjatë në Pade – Kale me destinacion Anglinë.

Gjatë udhëtimit atyre iu është dëmtuar motori i gomones dhe për pasojë kanë mbetur në mes të detit dhe për këtë është dashur ndërhyrja e rojeve bregdetare dhe skuadra e tyre të shpëtimit për të bërë të mundur nxjerrjen në breg në emigrantëve.

Shumica prej tyre ishin meshkuj, ndërsa 5 ishin gra dhe 3 fëmijë, shkruan France3.