Përuljët deri në poshtërim të Ramës dhe Abazoviqit para Vuqiqit?!

Skënder MULLIQI

Të kujdesësh për moralin dhe dinjitetin është gjëja më primare për njeriun pavarësisht prej pozitës shoqërore politike.Dinjiteti po ju mungon dy kryemininistrave shqiptarë,Edi Ramës të Shqipërisë dhe Dritan Abazoviqit të Malit të Zi.Si duket serviliteti dhe përulja kur po takohen më kryeministrin e Serbisë, nuk po I pengon asnjërin, e që nuk ishte dashur të jetë ashtu.Aq shumë po përlulën para Vuqiqit, sa po dukën si kamerrieri kur i dërgon qajin zotërisë! Dhe ,përulja e dy shqiptarëve e bënë Vuqiqin mbizotërues e bënë skofiar para shërbëtorëve të tij. Natyrisht së edhe bisedat ndërmjet tyre zhvillohen në frymën e përuljës dhe të servilizmit të pa shëmbullt.Kjo nuk është në natyrën e përgjithshme të shqiptarëve.Rama në shtetin e tij jeton më shqiptarë, por ky far Abazoviqi nuk e ka këtë primat, dhe sapo kalon koha në politikë ,po shpërfaqët diletant , servil I Vuqiqit dhe I Kishës Ortodokëse Serbe, që me gjasë edhe e vunë në pozitën e kryeministrit të Malit të Zi , kur Abazoviq me helicopter e zbriti kryepopin serb, Joanikije në Cetinje.Të jesh kryminister I një vendi, dhe mos të kujdesesh për dinjitetin, moralin politik, është përdhosje e çdo vlere të shtetit të cilin e përfaqëson.Pamjet që po na vijnë nga Beogradi kur Abazoviq dhe Rama po takohen më kryetarin e Serbisë ,Aleksander Vuqiq pa asnjë hezitim pastaj “serbet do ti mbajnë ata në duar lartë duke i shetitur nepër Beograd”.Këta veq që nuk po ja puthin dorën dhe nuk po gjunjëzohen për tia “vizlluar” këpucët zotërisë së tyre, si përfaqësuesi kryesor i idesë për Open Ballkan, së bashku më Ramën, ku fshehet ideja për Botën Serbe.Këto veprime të dy kriministrave shqiptarë, po duken të gërditshme,puthadore, përulëse, inferiore , mazohiste ….Ti bashkangjitësh një shovensiti serb, në idenë për Open Ballkan, kur Serbia dhe Rusia kan shpërfaqur hapur tendenca të lufës pushtuese edhe në Ballkanin Perëndimor, kjo është tradhëti ndaj idealeve të të parëve dhe të rënëve për liri historikisht.Por ,këta duket së nuk e kan shumë dert punën së janë bërë shërbëtor të armiqëve tanë shekullor.Po përfitojnë nga pushteti materjalisht, po shetisin më limuzina të shtrejta , po vishën sipas modës , e sigurisht së primare I kan edhe kurvillëqët.Zotëritë shumë kan dëshirë ti poshtërojnë shërbëtorët.Këtë gjë po e bën mirë Aleksandar Vuqiqi.Ky eksponent I Millosheviqit, pikërisht pse këta po I përulën verbërisht, shqiptarët po i kërcënon më luftë.Këtë kënaqësi Vuqiqit ia ofrojnë vëtem sadistët si Rama dhe Abazoviqi.Të dytë më këto veprime po i kontribuojnë nacionalizmit serbomadh në Ballkan, e duke e zbritur në anën tjetër në nivelin më të ulët interesat e shqiptarëve …!