Osmani i përgjigjet Dimovskit: Pse i ndani çështjet në “shqiptare” dhe “maqedonase”?

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i është përgjigjur letrës së hapur të Ilija Dimovskit nga VMRO-DPMNE. Osmani e fon Dimovskin që mos të krijojë përçarje por të punojnë bashkërisht në rrugtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Kështu edhe këtë herë. Të kuptoj, por nuk pajtohem me mënyrën se si i ndani çështjet në “shqiptare” dhe “maqedonase”, në vend që t’i trajtoni si një sfidë të përbashkët që ne i qasemi së bashku”, ka shkruar mes tjerash Osmani.

Osmani në përgjigjen e tij spiegon se identiteti maqedonas do të mbetet i paprekut.

“Për këtë do të sigurojmë që fjala maqedonas të tregojë përkatësinë etnike të bashkëkombësve tanë maqedonas dhe se askush, askund të mos mund ta kundërshtojë këtë më kurrë.
Për këtë do të sigurohemi që vallet maqedonase, fshatrat maqedonase, folklori maqedonas, kënga maqedonase, epi maqedonase, të jenë pjesë e veçantisë etnike maqedonase dhe këtë askush mos ta kontestojë. Për këtë do të sigurohemi që e gjithë kjo të mos mbetet vetëm në kokën tonë, por të bëhet pjesë e nomenklaturës dhe komunikimit botëror”, shkruan Osmani.

Ministri Osmani thotë se edhe gjuha maqedonase do të mebtet gjuhë e pastër dhe e veçantë, gjuhë e barabrtë me gjuhët tjera në BE.

“Edhe në kornizë, edhe në draft-konkluzionet edhe në të gjitha dokumentet, në momentin e fillimit të negociatave – gjuha maqedonase bëhet gjuhë zyrtare në të cilën do të komunikojë Bashkimi Evropian, pa asnjë fusnotë, yll, shpjegim, pa asgjë. Kjo gjuhë zyrtare më vonë, me anëtarësimin tonë në Union, bëhet gjuhë e pastër zyrtare e Unionit, njëlloj si gjermanishtja, frëngjishtja, madje edhe bullgarishtja dhe të gjitha gjuhët e tjera”, thotë Osmani.