Prej nesër Kosova pritet të vendos reciprocitetin ndaj Serbisë, në kuadër të dokumenteve dhe targave të automjeteve.

Por pikërisht sot në veri të vendit situata është tensionuar.

Njësitë e Specializuara të Kosovës raportohet të jenë në veri të vendit.

Përpos Njësive të Specializuara të PK-së, aty po qëndrojnë edhe KFOR-i nga ku u tha se po monitorohet çdo lëvizje dhe se po mblidhen të gjitha informacionet e nevojshme.

Si fillim nisi me aktivizimin e alarmeve, të cilat për serbët cilësohen si “thirrje për grumbullim”, e më pas vazhdoi edhe me vendosje të kamionëve në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, në mënyrë që të ndalohet qarkullimi.