Një shtetas i Arabisë Saudite godet me veturë tri gra në Prizren

Një shtetas i Arabisë Saudite ka goditur me veturë tri gra në Prizren.


Ato kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

“I dyshuari mashkull shtetas i Arabisë Saudite derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur tri viktimat femra kosovare-këmbësore, të cilave u ka shkaktuar lëndime. Viktimat pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, janë liruar”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se rasti është në procedurë të rregullt.