Ditën e sotme Shqipëria po feston 100 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me shtete e Bashkuara të Amerikës, dhe hapjen e negociatave me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Pikërisht për të kremtuar këtë ditë të veçantë në sheshin “Skënderbej” është organizuar një koncert madhështor, ku performojnë këngëtarët më të mirë shqiptarë.

Të pranishëm në sheshin “Skënderbej” kanë qenë me mijëra qytetarë të ardhur nga gjithë vendi.

Ajo që e ka bërë edhe më të veçantë këtë mbrëmje festive ka qenë momenti kur në monitorin gjigant të vendosur në shesh është vendosur mesazhi i Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, i cili ka bërë një urim të përzemërt për gjithë shqiptarët për 100 vjetorin e miqësisë mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Gjithashtu mesazhin e tij e ka dhënë edhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

Gjithashtu presidentja e Parlamenti Evropian, Ursula Von der Leyen uroi sonte nëpërmjet një video mesazhi në koncertin festiv në Tiranë uroi shqiptarët për hapjen e negociatave me BE-në.

Sa çast prekës dhe historik, kështu e nisi fjalimin e urimit presidentja e PE, teksa falënderoi në fund të fjalimit në gjuhën shqipe të gjithë shqiptarët për punës dhe suksesin që arritën për hapjen e negociatave me BE-në.

“Sa çast prekës dhe historik për Shqipërinë dhe për BE-në. Jam shumë e lumtur të jem pjesë e festimeve tuaja. Urime nga thellësia e zemrës sime. Më n ë fund mund të nisim negociatat. Ky është mbi të gjitha suksesi juaj. Falë jush mbi të gjitha, ju siguruat që të hapen negociatat, çuat në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e saj evropiane. Ju forcuat shtetin ligjor. Një e ardhme e bërë nga e Evropa, e bërë nga ju. Faleminderit”, tha presidentja e PE.

Një urim ka ardhur edhe nga Shefi i Diplomacisë Europiane dhe Zv.President i Komisionit Europian, Josep Borrell Fontelles

Mesazhi nga Petr Fiala, Kryeministër i Republikës Çeke.

Mesazhi nga Karl Nehammer, Kancelar i Austrisë.

Mesazh nga Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Republikës së Greqisë.

Mesazh nga Luigi Di Maio, Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë .

Mesazhi i Yuri Kim, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Mesazhet e tyre janë transmetuar gjatë festës në sheshin Skënderbej.