Gjatë ditës së djeshme kishim takim të gjatë dhe disaorësh në Komitetin Ekzekutiv të partisë, biseduam për skenarët e mundshëm, parashikuam sjellje të mundshme të pushtetit dhe miratuam vendimin që iniciativa për deklarim me refundim e qytetarëve të jetë prioritet mbi të gjitha prioritetet. Vlerësojmë se nëse pushteti është i mençur dhe nëse me të vërtetë e vlerëson mendimin e qytetarëve sepse ata janë sovrani, sovraniteti buron nga qytetarët dhe do ta respektojnë mendimin e tyre që të mbahet një deklarim i tillë përmes referendumit, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, gjatë vizitës së sotme në Sveti Nikollë duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për vendimin e Këshillit Ekzekutiv për referendum për kornizën negociuese.

Mickoski theksoi se çështja do t’i bëhet e ditur në mënyrë plotësuese publikut, ndërsa periudhën që vijon do të udhëhiqen proceset e konsultimeve me ekspertë të fushës, nga sfera e deklarimit në referendum, e drejta kushtetuese dhe ndërkombëtare që të arrihet një zgjidhje.

“Shpresoj se si procedurë së pari do të pranohet nga ana e spikerit Xhaferi në parlament ndërsa pastaj edhe do të grumbullojmë 150 mijë nënshkrime dhe do të dalim në një deklarim të tillë. Por, do të përsëris edhe një herë këtë e flisja gjatë ditëve të kaluara se duhet t’i qasemi problemit, këto janë tre procese të ndara”, tha Miskoski.

Mickoski theksoi se procesi i parë është kontesti bilateral bashkë me protokollin i cili është burim i problemit, i dyti është ndryshimi i Kushtetutës, dhe këtu duhet qytetarët të jenë të sigurt që të kenë besim të plotë në fjalën e dhënë nga ana e grupit parlamentar i koalicionit i kryesuar nga VMRO-DPMNE, ndërsa si plotësim është edhe fjala e lirë në praktikë e disa deputetëve në parlament, ndërsa procesi i tretë i cili varet nga i dyti është prezantimi final ose miratimi publik i kornizës negociuese.

“Pra përafërsisht këtu duhet kërkuar deklarimi në referendum ndërmjet procesit të parë dhe të tretë. Për procesin e dytë, garancë është grupi parlamentar që qytetarët të jenë të sigurt edhe pse në rrjetet sociale ka të infiltruara nga pushteti media që përpiqen të përhapin disfatizëm, por këtu do ta përsëris edhe një herë garancën se nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës është grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe fjala e tyre e dhënë në këto kushte asimiluese dhe hegjemoniste që përmbajnë edhe marrëveshjen edhe protokollin me fqinjin tonë lindor por edhe versionin e mundshëm të kornizës së negociatave që ende nuk është bërë miratuar ose prezantuar publikisht. Pra ky është një prioritet tani mbi të gjitha prioritetet sepse VMRO-DPMNE nuk udhëhiqet nga interesat partiake dhe as unë nuk udhëhiqem nga interesat partiake por nga interesat e qytetarëve dhe ajo që është më e rëndësishme për vendin tonë nuk është qeveria me çdo kusht nëse vijmë dhe nëse tashmë kemi rrënime, ose çdo gjë që është kombëtare do të shitet”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se për këtë është shumë me rëndësi që qytetarët të kenë mundësi të deklarohen, ndërsa pushteti të tregojë kapacitet demokratik minimal që të pranojë deklarim në referendum sepse ende nuk është vonë që të përmirësohen punët.

“Sovraniteti buron nga qytetarët dhe nëse me të vërtetë ka minimum kapacitet demokratik në LSDM dhe BDI, atëherë nuk shoh arsye pse të mos e pranojnë referendumin, edhe pse nuk përjashtoj çfarëdo lloj manovra dhe gjimnastika politike nga ana e spikerit Xhaferi në Parlament”, deklaroi Mickoski.

Sa i përket çështje së zjarreve, Mickoski i bëri thirrje Qeverisë, që të harrojnë koktejet dhe luksin, por të dërgojnë ekipe në Berovë që të pengohet zjarri, sepse nëse nuk reagon qeveria me kohë dëmi mund të jetë i madh dhe shkatërrues