Komiteti Organizativ i Partisë së Lirisë ka zgjedhur drejtuesit e rinj të strukturave deri në mbledhjen e Konventës Kombëtare. Tedi Blushi, Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi dhe Silva Caka, do të mbajnë poste drejtuese deri në mbledhjen e Konventës Kombëtare.

Njoftimi:

Me propozim të Kryetarit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta dhe të Zëvendëskryetarit, z.Agim Nesho, Komiteti Organizativ zgjodhi sot drejtuesit e rinj të strukturave deri në mbledhjen e Konventës Kombëtare:

Z. Tedi Blushi – Sekretar i Përgjithshëm

Z. Endrit Braimllari – Sekretar Organizativ

Znj. Floida Kërpaçi – Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Znj. Silva Caka – Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun. /abcnews.al