‘Mbappe nuk iu bashkua Real Madridit për çështje politike’

Jese Rodriguez, ish-lojtar i PSG-së dhe Real Madridit, kaloi përmes mikrofonave të programit “El Larguero” për të folur mbi tema të ndryshme.


Mes tyre, ai shprehu habinë që ish-shoku i skuadrës në klubin parizien, Kylian Mbappe, nuk përfundoi duke iu bashkuar madrilenëve kësaj vere.

LEXO EDHE:
Kristjan Asllani kalon me sukses një tjetër testim
“Isha shumë i befasuar. Mbaj mend se më tha, kur isha atje, se do të vinte te Real Madridi. Nuk e di pse nuk erdhi. Unë mendoj se nuk erdhi për shkak të presionit nga jashtë futbollit, u pa si një çështje politike nga populli i Francës. Jam i bindur se është trysnuar nga njerëz që nuk duhet të përfshihen në këto gjëra.

Nëse e keni marrë vendimin dhe është për të mirën tuaj, mund ta ndryshoni vetëm për gjëra madhore. Nëse dikush bën zgjedhje të mirë në planin sportiv dhe ekonomik, ku ka më mirë se Real Madridi. Megjithatë, ai merr vendimin që mendon”, ka shpjeguar sulmuesi.