Loredana i kërkoi 120 mijë euro për të kënduar në Alba Festival

Sot e nesër janë datat e parapara për Alba Festival në Zvicër.


Aty po performojnë e do performojnë artistët më në zë shqiptar. Por, ka një mungesë!

Fjala është për Loredanën e cila përkundër se gjendet me kohë të plotë në Zvicër, nuk është në “line up” të koncertit.

E pyetur mbi arsyet, Loredana i ka rënë drejt, shkruan Prive. Ajo në Instagram ka zbuluar se do duhej të pagyhej 120 mijë euro që kjo të ndodhë.

Një çmim i tillë kaq i lartë nuk është dëgjuar më herët mes artistëve shqiptarë për vetëm një performancë. Por Loredana, si Loredana!