“Lërini telefonat, nisni të jetoni”, thotë shpikësi i telefonit me valë

Njeriu që shpiku telefonin e parë celular ka thënë se njerëzit duhet të shijojnë jetën dhe të ndalojnë përdorimin e telefonave.


Inxhinieri Martin Cooper, 93 vjeç, është kredituar për krijimin e pajisjes celulare origjinale me valë – Motorola DynaTAC 8000X – në vitin 1973, por tani, gati 50 vjet më vonë, ai mendon se njerëzit duhet të shpenzojnë më pak kohë në telefonat e tyre.

Ndërsa bisedonte me BBC Breakfast kohët e fundit, shpikësi dhe inxhinieri, i cili është nga Çikago, pranoi se ai përdor telefonin e tij celular më pak se ‘pesë për qind’ të kohës së tij.

Dhe kur u pyet se çfarë kishte për t’u thënë njerëzve që përdorin telefonin e tyre për orë të tëra çdo ditë, ai tha se duhet të linin telefonat dhe të jetonin jetën, transmeton rtv21.tv.

“Çfarë do t’i thoni dikujt, si unë, që e përdor atë për më shumë se pesë orë?” e pyeti prezantuesja Jayne McCubbin gjatë intervistës së re.

‘Ju me të vërtete? Vërtet kaloni pesë orë në ditë?’ ai u përgjigj, përpara se të shtonte me të qeshur: “shijoje jetën”.
Më 3 prill 1973, Martin bëri thirrjen e parë me celular ndërsa ia dërgonte produktin një gazetari. Ai thirri konkurrentin e tij Joel Engel, i cili ishte një nga inxhinierët kryesorë në AT&T.

Telefoni origjinal mund të zgjaste 25 minuta para se të mbaronte bateria dhe iu deshën 10 orë për t’u ngarkuar. Ai peshonte dy kilogramë e gjysmë dhe ishte 10 inç i gjatë.

Ai punoi me Motorola për 29 vjet, duke u ngritur në Zëvendës President dhe Drejtor i Korporatës për Kërkim dhe Zhvillim.