Kjo është fjala që nuk duhet të përdorni për të menaxhuar më mirë stresin tuaj

Kur diçka na ndodh, është shumë më e vështirë ta trajtojmë atë, ndërsa kur të tjerët përballen me një problem, ne jemi në gjendje t’u japim atyre këshillat më të mira për të kapërcyer stresin e tyre.


Kur shoku ynë është në një situatë të vështirë, përgjigja-këshilla na vjen pothuajse pa sforcim pikërisht sepse ne i shohim gjërat nga larg dhe për rrjedhojë më ftohtë. Anasjelltas, kur përballemi me një vështirësi tonën, si introvertë priremi të zhytemi në vend se të gjejmë një zgjidhje për problemin.

Kur punojmë për shembull në një mjedis që na shkakton stres të tepruar, nuk është aq e lehtë për ne të mendojmë për idenë e lënies së duhanit , siç do të këshillonim një mik. E gjithë kjo mund të ndryshohet lehtësisht, sipas ekspertëve, nëse në vend të përemrit “unë”, fillojmë të përdorim “ti”.

Me këtë truk, ne në thelb krijojmë një “distancë psikologjike” nga vetja që na ndihmon të menaxhojmë më lehtë stresin dhe të marrim vendime më të mira për veten tonë. Në njëfarë mënyre emocionet tona bëhen më të menaxhueshme në mënyrë që situata që po përjetojmë të mos ketë më formën e një kërcënimi.

Në fakt, sipas studiuesve të Universitetit të Miçiganit, duke përdorur përemrat në vetën e dytë dhe të tretë, krijojmë hapësirën e nevojshme për të vepruar më mirë dhe për të kapërcyer më lehtë një problem. Kështu reagimet tona emocionale bëhen më të kontrolluara dhe kjo jep hapësirë ​​për më shumë veprim.

Kështu që herën tjetër që do të gjendeni në një situatë stresuese, në vend që të thoni “Unë” provoni të thoni “Mund ta kaloni këtë” ose më mirë akoma përdorni emrin e superheroit tuaj të preferuar ose të dikujt që e admironi shumë, si p.sh.: “Merimanga- Njeriu patjetër do ta kapërcejë edhe këtë problem. Sepse ai gjithmonë ia del mbanë”./abcnews.al