Gëzimet familjare përdamorët janë paraqesin harre, por për qytetarët e tjerë janë një makth i vërtetë. Sezoni i verës në rajonin e Pollogut, po karakterizohet me përdorimin e armëve gjatë dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare. Në këtë rajon, në të kaluarën ka patur edhe viktima dhe plagosje të rënda nga përdorimi i armëve.

Krismat me armë zjarri në ahengje familjare, vazhdojnë të shkaktojnë dëme materiale dhe të paraqesin rrezik për jetë. Më e prekur nga kjo dukiri duket që është zona e Pollogut ku dy muajt e Verës, Korriku dhe Gushti llogariten si sezoni i dasmave.

Për fat të keq, edhe kjo Verë nuk ka kaluar pa pasoja nga përdorimi i armëve. Brenda dy jave, vetëm në Tetovë e rrethinë dy persona kanë marrë lëndime nga plumba të padestinuar.

Së fundmi, një rast i tillë ndodhi edhe në qytetin e Gostivarit. Nga përdorimi i armëve të zjarrit nëpër dasma, një plumb pa destinim ka përfunduar në pjesën e sipërme të automjetit që ishte në lëvizje dhe ku të pranishëm kanë qenë pjesëtarët e një familje.

“Kemi shpëtuar falë Zotit ! Duke lëvizur me makinë bashkë me familjen, na qëlloi një plumb i cili mund të qëllonte çdo njërin nga ne brenda veturës. Fatmirësisht edhe unë, bashkeshortja dhe fëmijët shpëtuam për mrekulli, por e denononcojë këtë ndodhi për të parandaluar rastet e tjera të ngjajshme” shprehet në denoncimin e tij një qytetar gostivaras.

Ai kërkon nga organet e rendit ti qasen me seriozitet kësaj dukurie e cila mund të godas çdo njërin nga ne.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë tashmë ka përforcuar dukshëm aktivitetet kontrolluese të planit për zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve të tilla të rendit dhe qetësisë publike, dhe me këtë temë, ndër të tjera, janë organizuar takime të shumta të grupeve këshilluese të qytetarëve dhe komuniteteve lokale dhe urbane pronarë objektesh hotelerike dhe nikoqirët e kësaj zone. Qëllimi i tyre sipas policisë është të parandalojnë ngjarjet dhe pasojat e padëshiruara të sigurisë. Nga ky nivel, apelojnë deri tek qytetarët që të vazhdojnë të përmbahen nga përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare.

“Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, apelon deri te qytetarët të përmbahen nga krisjet nëpër dasma dhe ahengjet e tjera familjare. Njëherësh, përkujtohen të gjithë qytetarët se krismat paraqesin prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe si të tilla sanksionohen me nenin 31 nga ligji për kundërvajtje ndaj rendit dhe qetësisë publike. Në raste të tilla, parashikohen gjoba me vlerë prej 200 deri 500 euro, në kundërvlerë të denarit”, shprehen nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë.

Në raste të tilla, krahas gjobave përdoruesit e armëve të zjarrit mund të ballafaqohen edhe me privim nga liria, nëse nga veprimet e tilla pasoja janë më serioze dhe në njerëz, bie fjala plagosja pa dëshirë i ndonjë personi prezent në manifestim.

“Krahas ballafaqimit me ligjin, përdorimi i armëve të zjarrit në raste solemne, po ashtu mund të rezultojë edhe me pasoja të tjera më serioze. Varrësisht nga karakteri dhe pamja e të njëjtave, të ndryshme janë kundërvajtjet dhe implikimit juridike, të cilat rrotullohen nga 6 muaj deri 19 vite dënim me vuajte burgimi”, thonë nga policia.

Me qëllim për tu mënjanuar rastet e tilla të padëshirueshme, qytetarëve ju sugjerohet që në vend se me armë zjarri, gëzimet familjare t’i shprehin me forma të tjera, me çka do të shmangeshin problemet dhe
komplikimet tjera eventuale si dhe do të ruhej qetësia dhe rendi publik.

“Viteve të kaluara, pikërisht në raste të tilla solemne në regjionin që mbulon Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, janë regjistruar edhe raste të lëndimeve”, theksojnë nga policia e Gostivarit.

Viteve të kaluara, në raste të tilla janë evidentuar persona të plagosur, ndërsa disa vite më herët edhe
viktima në njerëz. Duke pasur para sysh këtë realitet, nga Policia e Gostivarit thonë se janë duke e ndjekur situatën në terren, dhe do të intervenohet aty ku do të jetë nevoja.