“Pamja zhytëse” 3D e Google nuk është plotësisht e gatshme, por ju mund ta shihni atë duke filluar nga sot.

Sipas mediave kompania po nxjerr përditësime në Google Maps për Android dhe iOS që prezantojnë pamje ajrore të afro 100 monumenteve të famshme.

Aty përfshihen monumente Big Ben në Londër dhe Empire State Building në New York City.

Funksioni bashkon AI me miliarda imazhe (përfshirë pamjet satelitore dhe të Street View) për të krijuar pamje realiste 3D.

Google e paraqet këtë si një mjet paraprak për turistët, por është gjithashtu një mënyrë e dobishme për të kënaqur kureshtjen tuaj pa bërë një vizitë atje.