Gjakovë: Axha godet aksidentalisht me veturë nipin e tij, një vjeç

Sipas policisë, 1-vjecari ka pasuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dërguar në QKUK.

“Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 01.07.2022 – 07:50. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar-fëmijë (2021)-nipin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.