“Fortesa” e fundit në Luhansk, separatistët pro-rusë rrethojnë qytetin e Lysychansk

Separatistët e mbështetur nga Rusia thanë se kanë rrethuar plotësisht qytetin kyç të Lysychansk në Ukrainën lindore, sipas mediave shtetërore ruse.


Andrei Marotchko, një zëdhënës i forcave separatiste pro-ruse, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, Tass se sot, “milicia popullore e Luhanskut dhe forcat ruse pushtuan lartësitë e fundit strategjike, gjë që i lejon të konfirmojmë se Lysychansk është plotësisht i rrethuar”.

Lysychansk përfaqëson xhepin e fundit të rezistencës ukrainase ndaj forcave të Moskës në rajonin e Luhanskut dhe ka qenë nën bombardime të vazhdueshme artilerie ruse dhe sulme ajrore për javë të tëra.

“Shtëpitë private në fshatrat e sulmuara po digjen një nga një. Me një densitet kaq të lartë granatimesh, ne kemi vetëm kohë për të strehuar të lënduarit. Ne nuk kemi kohë për të eliminuar zjarret në shkallë të gjerë në Lysychansk”, shkroi në Telegra, Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhansk. /abcnews.al