Janë konfirmuar disa viktima nga sulmi me armë në një qendër tregtare në Kopenhagë të Danimarkës, pasi një 22 vjeçar filloi të shtënat.
Në fillim u raportua vetëm për disa të plagosur, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka arrestuar një 22-vjeçar danez, duke thënë se nuk mund të përjashtohet një “akt terrorizmi”.
Numri ose gjendja e të gjithë njerëzve të prekur nga të shtënat nuk dihet, mes konfuzionit mbi atë që kishte ndodhur në një nga qendrat tregtare më të mëdha të Skandinavisë.