Çifti i i turistëve në Greqi mbyll 4 fëmijë në makinë dhe shkon për darkë, policia thyen xhamin dhe i gjen pa ndjenja nga vapa

Greqi- Një çift bashkëshortësh të papërgjegjshëm për pak kanë shkaktuar tragjedi me katër fëmijë që mbyllën në makinë.


Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur të dielën në qendër të Serres, kur një çift bullgar i moshës 56 dhe 46 vjeç, të cilët kishin shkuar për pushime në plazhet aty pranë dhe po ktheheshin në shtëpi, mbyllën katër fëmijët e tyre, të moshës nga dy deri në tetë vjeç brenda në automjet, pasi shkuan për të ngrënë darkë.

Sipas mediave vendase, kalimtarët, duke parë fëmijët në makinë, kanë përplasur xhamat, por ata nuk kanë reaguar, për pasojë kanë lajmëruar policinë, të cilët kanë nxituar dhe kanë thyer xhamin nga dera e pasagjerit, duke nxjerrë fëmijët pothuajse gjysmë pa ndjenja për shkak të vapës, duke u ofruar ujë dhe ndihmën e parë.

Kur erdhën prindërit e tyre, të cilët nuk kishin pamje nga lokali ku po hanin te vendi ku kishin parkuar makinën, thanë se për shkak se fëmijët i kishte zënë gjumi, ata shkuan të hanin shpejt dhe do të ktheheshin për të vazhduar udhëtimin.

Informacione të sigurta nga ERT Serres bëjnë me dije se fëmijët kanë qëndruar me xhama të mbyllur në makinë për rreth njëzet minuta, ndërsa prindërit e tyre janë arrestuar për ekspozim ndaj rrezikut për të mitur dhe në orën 4.30 të mëngjesit me urdhër verbal të prokurorit janë lënë të lirë dhe kanë vijuar rrugën drejt Bullgarisë.