Aksident tragjik në rrugën Gostivar-Kërçovë!

Një 24-vjeçar nga Kërçova ka ndërruar jetë në një aksident trafiku, përcjell TV21. Pak pas mesnate, respektivisht në ora 01:30 në Stacionin Policor të Kërçovës është raportuar për një aksident që ka ndodhur në magjistralen Gostivar-Kërçovë, ku një veturë e tipit BMW me targa të Shkupit që po drejtohej nga 23-vjeçari A.D. nga Drogomishti i Madh ka humbur kontrollin.


Shoferi dhe pasagjeri 24-vjeçar L.R. janë transportuar në Spitalin e Kërçovës, ndërsa më pas në një spital privat në Shkup, ku 24-vjeçari L.R. ndërroi jetë nga plagët e marra.

MPB njofton se do të kryhet autopsi.