A duhet që çështja e pranimit ose e refuzimit të mundshëm të protokolit europian të jetë vetëmse çështje e maqedonasve

Ejup Berisha


Pse shqiptaret nuk i shprehin qëndrimet e tyre hapur pak më shumë dhe më shpesh në opinion për Propozimin francez-lexo europjan me të cilin hapet mundësia që Republika e Maqedonisë së Veriut të merr datë për ti filluar bisedimet për antarsim në BE. Është e dukshme se këtë gjë po e bëjnë më së shumti bashkshtetasit tanë maqedonas. Dhe pyetja tjetër që dua ta parashtroj është kjo A duhet që qështja e pranimit apo e refuzimit të mundëshëm të protokolit europjan të jetë vetëmse qështje e maqedonasve. Përgjigja ime është jo nuk duhet të jetë sepse Maqedonia e Veriut ka kohë që është shtet i të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në teritorin e saj. Pra nëse pas vitit 2001 RMV është ridefinuar si shtet i përbashkët i të gjithë qytetarëve që jetojnë në të atëher edhe shqiptarët duhet të detyrimisht që të shprehen më tepër dhe më lirshëm jo vetëm rreth kësaj qështjeje por edhe për qeshtjet dhe temat e tjera të cilat janë të rëndësishme për shtetin por dhe për ta apo më konkretisht për ne.Ky shtet të jemi të qartë vetëm i shqiptarëve nuk është sepse ne në qështjen e realizimit të të drejtave tona jemi të përmendur vetëm si përqindje në Kushtetutë dhe akte të tjera ligjore e jo si pjestar të bashkësisë etnike shqiptare që jetojnë në RMV. Dhe nëse hapet kushtetuta për tu ndryshuar kjo shprehje numerike duhet të eliminohet dhe të zëvendesohet me një term tjetër apo me sakt në të të qendroj bashkësia etnike shqiptare. Pse jo nëse shteti është i përbashkët apo nëse obligimet dhe përgjegjsitë janë të përbashkëta atëher edhe të drejtat dhe mundësite e barabarta duhet të jenë të prekshme pēr të gjithë. Ne si qytetar nuk duam ngjarje dhe projekte që do ta sillnin në rrezik shtetin RMV-në dhe bashkshtetasit tanë maqedonas me këtë dua të themë nuk duam që atyre tua mohojnë identitetin dhe gjuhën prandaj gjithkush duhet ta paraqes qëndrimin e vet në opinion lidhur me qështjet thelbsore për shtetin të cilat në fakt janë thelbsore edhe për të gjithë ne si qytetar që jetojmë në këtë shtet. Tani të gjithë e dinë se Maqedonia nuk është shtet njënacional por është shtet shumë nacional. Kur i referohemi propozimit Francez-europjan vlenë të thuhet se ndoshta i njëjti nuk është i përkryer apo dhe më i miri i mundshmi por i njëjti është i pranueshëm. Kështu nëse i njëjti e njeh kombin dhe gjuhen maqedonse atëher pse te mos i jepet dritë e gjelbër këtij projekti që e mban vulën BE. Ky do të mundësoj që ti fillojmë bisedimet për antarsim në BE prandaj cfar ka të keqe në këtë qështje. E atje brenda Bashkimit Europjan si shtet anëtar shpresojmë se do të fillon të funkcionoj më mire gjithcka duke filluar nga sistemi politik këtu e kamë fjalën për institucionet dhe organet shtetërore, me siguri do të instalohet demokracia e vërtetë me modelet më të mira të kombinuara të saj klasike dhe bashkëkohore, kjo gjë do të mundësoj respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të qytetarit në menyrë të barabarte dhe të realte për të gjithë. Administrata do të funkcionoj në mënyrë të pavarur nga ndikimet politike e kjo do të jëtë bazë për rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit gjat punës së saj apo më konkretisht do te ngritet niveli I profesinalizimit të administratës gjë e cila kësaj i ka munguar përher dhe që po i mungon edhe tani asaj. Prokuroritë do të ndjekin dhe do te japin urdher që të kapen arrestohen dhe do te ngrisin aktakuza adekuate me të cilat do të burgosen njerëz të cilët me të vërtetë e kanë shkelur ligjin dhe kanë bërë vepra kriminale e korruptive si dhe vepra të tjera të kundërligjshme apo të denueshme me ligj. Gjykatat do të logjikojnë dhe do të gjykojnë më drejtë kur behet fjalë për raste të krimit e të korrupcionit si dhe për raste tjera të shkeljeve ligjore duke u bazuar në shkronjën D që nenkupton se të njëjtat do të gjykojnë me drejtësi. Policia do të hiqet nga ndikimet partiake dhe ajo do të punoj për ruajtjen e qetesisë dhe rendit publik për të gjithë njëlloj në shtet. Duhet patjetër të themë se gjërat që i përmenda më lartë ne nuk i kemi ja tridhjet vite me radhë. Lirisht do të themë se te ne me këto strukturat e tanishme politike të njëjtat gjëra nuk do ti kemi as shtatëdhjetë vitet e ardhshme. Prandaj duhet sa më shpejtë ti japim mundësi hapjes së bisedimeve për fillimin e bisedimeve për antarsimin e shtetit tonë në Bashkimin Europjan, dhe atje të presim që të ndodhin ndryshimet e duhura, të domosdoshme e të shumpritura të cilat subjektet politike këtu nuk i kane bërë ja tre dekada edhe pse tërë kohës i kanë premtuar se do ti bëjnë por kot.