VMRO kërkon nga kryeministri shkarkimin e menjëhershëm të Valmir Azirit

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së i është drejtuar sot me letër kryeministrit Dimitar Kovaçevski me kërkesë për ta shkarkuar sekretarin shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri.

Koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski tha se deputetët si përfaqësues të qytetarëve në Kuvend, e zgjedhin Qeverinë, ndërsa pikërisht Qeveria i emëron funksionarët e saj.

“Ky funksionar qeveritar dje bënte thirrje për dhunë fizike me shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore dhe kjo është vepër penale sipas Nenit 394-g nga Kodi Penal, vepër që parashihet dënim me burg prej një deri në pesë vite. Pikërisht, për këtë shkak dhe seriozitetit të këtij incidenti, dhe të tragjedisë së ditës së djeshme për demokracinë në Republikën e Maqedonisë, erdhëm dhe personalisht e dorëzuam kërkesën per kryetarin e Qeverisë Dimitar Kovaçevski, nga i cili kërkohet reagim i shpejtë sepse vetëm në këtë mënyrë do të tregohet se kundërshtari i thirrjeve për dhunë fizike ndaj të përzgjedhurve të popullit dhe do të përcjellët porosi e fuqishme tek të gjithë se kjo nuk guxon të përsëritet”, theksoi Micevski.

Në të kundërtën, siç tha “nëse vendos të heshtë, kjo vetëm do të dëshmon dhe tregon se inkurajon çdo lloj të dhunës dhe sjellje të dhunshme”.

“Në veprim është Qeveria dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski”, konkludoi Micevski.