Disa mund të mendojnë se këto imazhe janë të kryeqytetit francez por në fakt këto pamje vijnë nga Prishtina.

“Kosova ka që nga viti 2010 që pret liberalizimin e vizave me BE-në. Qeveria thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsej 95 që i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve të cilët më shumë se kurrë duan të lëvizin të lirë në vendet europiane .Shumë prej tyre duan të vizitojnë vende që nuk i kanë parë më parë”.
Mungesa e përparimit drejt BE ka shkaktuar zhgënjim jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Përparimi i shpejtë i Ukrainës drejt statusit zyrtar të vendit kandidat ka shërbyer vetëm për të rritur ndjenjën e të qenit mënjanë, shkruan “Reuters”.

“Ky është një mesazh i keq siç e kam thënë tashmë. Duket dhe tingëllon shumë joparimore. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë të gjithë të drejtën të mërziten dhe çdokush mund ta kritikojë këtë veprim si joparimor”, thotë Zvezdana Kovac, sekretarja e organizatës së Lëvizjes Europiane.

Një ndjenjë e tillë zhgënjimi bëri që krerët e Shqipërisë dhe Serbisë të mendonin fillimisht të mos merrnin pjesë në samitin e BE në Bruksel. Në Serbi, vendi më i madh në rajon, entuziazmi për anëtarësimin në BE ka rënë aq shumë sa tani 44% e njerëzve janë kundër dhe vetëm 35% pro, me pjesën tjetër që mbetet e pasigurt.