Një vajzë në Indi është martuar me veten. 24 vjeçarja Kshama Bindu mbajti ceremoninë në shtëpinë e saj në prani të miqve dhe kolegëve më 8 qershor. Fillimisht, ajo planifikoi të martohej me një prift të pranishëm, në qytetin e Vadodara, por një politikane e kundërshtoi martesën në tempull.

Asaj iu tha se ‘sologamia’ nuk është e miratuar në të gjithë fenë hindu, kështu që ceremonia nuk mund të bëhej. Martesat e tilla janë kundër hinduizmit dhe kjo do të zvogëlojë popullsinë e hinduve. Por, për vajzën, martesa me veten është një angazhim për të mbështetur veten me dashuri të pakushtëzuar.

“Unë kurrë nuk kam dashur të martohem, por doja të bëhesha nuse kështu që vendosa të martohem me veten.”, ka thënë ajo.