Forcat ruse kanë rrëmbyer kryetarin e Khersonit, Ihor Kolykhaiev, e më pas kanë kryer bastisje në zyrat e tij, pretendon këshilltarja e tij Halyna Liashevska.

Në kumtesën e ueb-faqes së komunës së Khersonit, thuhet se pjesëtarët e ushtrisë ruse kanë kidnapuar kryetarin e Khersonit, Ihor Kolykhaiev.

Deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tij, thuhet ndër tjera në kumtesë, kurse këshilltarja e kryetarit rrëmbimin e ka konfirmuar për Kiev Independent dhe Pravda ukrainase.