Punojmë në krijimin e kushteve optimale për personat nën 18 vjet dhe të cilët duhet të vuajnë dënim, kjo të bëhet në kushte të përshtatshme. Ekziston një objekt, i cili për momentin adaptohet për këtë qëllim që të vendoset në funksion, deklaroi ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski.

“Para dy-tre javësh ishim për vizitë, sepse doja të njihesha personalisht me gjendjen e fëmijëve, kështu që edhe burgu, megjithatë, edhe Drejtoria për kryerjen e sanksioneve kishin ndërmarrë disa aktivitete lidhur me përmirësimin e kushteve të tyre. Praktikisht ka pasur izolim të plotë fizik, asnjë kontakt me të rritur, por nuk jam i sigurt se problemi është zgjidhur plotësisht. Ne po punojmë në atë drejtim që të përpiqemi jo vetëm për ta, por edhe të krijojmë kushte optimale për të ardhmen, nëse ka persona nën moshën 18 vjeçare që duhet të vuajnë dënimin, duhet të bëhet në kushte të përshtatshme”, tha Tupançevski duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë bëhet për të mbrojtur vajzat nga Volkovija të cilat janë në qëndrim të përkohëshëm në burgun e Idrizovës.

Në pyetje shtesë për deklaratat e vajzave se kanë marrë dënime nga gratë e burgosura, ministri Tupançevski përsëriti se gjendja është përmirësuar, por jo tërësisht e zgjidhur dhe se si Ministri mundohen të reagojnë në mënyrë optimale.