Tre persona janë vrarë në qytetin lindor të Ukrainës, Lysychansk, të dielën, duke përfshirë një djalë gjashtëvjeçar.

E fundit u konfirmua nga guvernatori i rajonit të Luhansk, Serhiy Haidai.

Ai konfirmoi se një person tjetër u plagos gjatë sulmeve, transmeton Klankosova.tv.

Haidai tha se trupat ruse po shkatërrojnë qytetin e afërt të Severodonetsk.

Rreth 500 njerëz janë ende të strehuar në fabrikën kimike Azot, duke përfshirë afro 40 fëmijë.