Lagjja 146 në Tetovë vazhdon të jetë pa ujë të pijshëm edhe në këto temperatura të larta. Banorët e kësaj lagje thonë se ata detyrohen që të mbushin ujë në vende të tjera, ndërsa edhe pse në këtë lagje u gërmua, përsëri kanë ngelur pa ujë të pijshëm.

“S’kemi ujë hiq nuk kemi ujë, mbushim andej e këndej, blejmë ujë për të pirë, do ta shohësh se blejmë ujë për të pirë, se di.”

“Nuk ka vallah, ja s’ka ujë këtu është nuk ka ujë s’kemi çka bëjmë, mbushim andej e këndej në kojshi s’kemi as çka të bëjmë.”