Është sulmuar me thikë një person në Gjilan, ndërkaq i dyshuari për këtë rast është arrestuar.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv.

“U dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar me mjet të mprehtë –thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar ku gjatë kontrollit i janë gjet dhe konfiskuar 8 gram substancë narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raportin e policisë.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.