“Ukraina është në një situatë kritike, kështu që ka një nevojë urgjente për mbështetje,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përpara samitit të NATO-s në Bruksel, sipas BBC.

Stoltenberg tha se anëtarët e aleancës do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë të rënda dhe sisteme me rreze të gjatë dhe ai pret që një paketë e re ndihme për Kievin të miratohet gjatë samitit.

“Ne jemi jashtëzakonisht të përqendruar në rritjen e mbështetjes për Ukrainën,” tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp.