Shkup, 28 qershor – SHBA-ja përshëndetin përkushtimet e Francës për të arritur zgjidhje të suksesshme dhe mbesin të përgatitur për të luajtur rol konstruktiv në lehtësimin e kompromisit, deklaroi për “Zërin e Amerikës” zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, në pyetjen si e komenton propozimin e Parisit për heqjen e vetos bullgare për euro-integrimet e Maqedonisë së Veriut.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi për vendet e rajonit dhe për Evropën, shpresojmë se përkushtimet diplomatike do të vazhdojnë, dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë atje ku ka nevojë për ndihmë. E përshëndesim Francën për përkushtimet e saja për të arritur zgjidhje të suksesshme për të filluar sa më shpejtë negociatat zyrtare. Negociatat akoma janë në vijim, ndërsa ne mbesim të përgatitur të luajmë rol konstruktiv në lehtësimin e kompromisit”, thotë zëdhënësi.

Në deklaratë theksohet se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ka vendosur bazë dhe se tani është koha që të lëvizin drejtë fazës tjetër në procesin e fillimit të negociatave.

“SHBA-ja janë mbështetës të fuqishëm të integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Ne besojmë se ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është plotësisht në BE. Procesi i Zgjerimit promovon paqe afatgjate, stabilitet dhe prosperitet në të gjithë rajonin”, thuhet më deklaratë, ku theksohet se SHBA-ja ka marrë parasysh “deklaratat e shumta të liderëve të BE-së për rëndësinë e fillimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në BE për përforcimin e sigurisë së Evropës, si dhe për sigurinë tonë kolektive”.

Propozimi francez ishte votuar në Parlamentin e Bullgarisë gjatë javës së kaluar, derisa kryeministri Dimitar Kovaçevski e hodhi poshtë si të papranueshëm në formën e deritanishme, me mundësi bisedimet të vazhdojnë derisa bëhet ndryshimet të pranueshme.

Kovaçevski tha se shteti ka tre kërkesa kyçe për kornizën negociuese, ndërsa ato janë pranimi i plotë i gjuhës maqedonase, çështje historike të mos jenë pjesë e kornizës negociuese dhe negociatat të fillojnë para vendosjes së bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Kushtetut. Ai konsideron se janë të nevojshme edhe garanci dhe se nuk do të ketë kushte të reja nga Bullgaria dhe nga Bashkimi Evropian.

Presidenti i Francës Emanuel Makron e përshëndeti votimin e propozimit në Parlamentin bullgar dhe paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë bisedimet me partnerët në Maqedoni të Veriut.