Scholz: Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, por nuk duam një konflikt NATO-Rusi

“Ne folëm për mbështetjen për Ukrainën dhe për faktin se duke marrë masa më të ashpra do të bëjmë gjithçka për ta mbështetur atë. Por ne gjithashtu theksuam faktin se do të shmangim një konflikt midis NATO-s dhe Rusisë”.


Kështu ka deklaruar kancelari Olaf Scholz në margjinat e një takimi dypalësh me kanadezin Justin Trudeau, sipas mediave të huaja.

Dy liderët disktuan mbi sfidat kryesore në agjendën e G7.

Lexo edhe: Zelensky bën thirrje për më shumë armë përpara fjalimit në samitin e G7

Zelensky pritet t’u bëjë thirrje shtatë vendeve të pasura që të dërgojnë më shumë armë të rënda në Ukrainë dhe të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Rusisë. Gjatë një fjalimi mbrëmjen e djeshme, ai tha se çdo vonesë në dërgimin e armëve për Ukrainën ishte “një ftesë për Rusinë për të goditur përsëri”.

/abcnews.al