Samiti i djeshëm i BE-së në Bruksel nuk ishte për RMV-në dhe RSH-në por për Ukrainën Moldavinë dhe Gjeorgjinë

Ejup Berisha


Me vetë faktin që faktoret politik maqedonas nuk bënë ndryshime në kreun e Ministrisë së jashtme atëher u kuptua se RMV nuk ka gjasa të merr datë për fillimin e bisedimeve për antarsimin në BE. Po të kishte gjasa për marrje të datës për fillimin e bisedimeve për antarsim ky privilegj i marrjes së datës për RMV-në nuk do ti lihej një shqiptari të pozicionuar në kierarkinë më të lartë të MPJ-së në rastin konkret Bujar Osmanit, por në kolltukun udhëheqës të këtij dikasteri shumë të rëndësishëm do të ishte ulur dikush tjetër. Nuk e di a ju kujtohet koha kur Republika e Maqedonisë pengohej nga Greqia që të antarsohej në NATO atë kohë posti i Ministrit të Mbrojtjes i takonte një shqiptari dhe kur më vonë u krijaun kushtet që Maqedonia e Veriut të antarsohej në NATO postin Nr-1 të Ministrisë së mbrojtjes ju morr ministrit shqiptar dhe ju dha Radmilla Sheqerinska. Të moskeqkuptohem asesi nuk dua të theme dhe nuk mendoj se Bujar Osmani është fajtor kryesor për mosmarrjen e datës dje për fillimin e bisedimeve për antarsim të RMV-së në Bashkimin Europjan, këtu në këtë qështje ka shumë faktor të jashtëm politiko diplomatik që e kundërshtuan mundesinë e marrjes së datës për fillimin e bisedimeve me qëllim që vendi të mund ti fillojë bisedimet për antarsim në BE. Por në rastin konkret po përmend fakte të realta të cilat kanë ndodhur ashtu si u përmendën më lartë. Pra është fakt që në kohën kur Maqedonia nuk mund të antarsohej në NATO për shkak të kontestit që e kishte Greqia me emrin kushtetues të vendit tonë Ministër i Mbrotjes ishte një shqiptar. Edhe në rastin konkret lidhur me ngjarjet e djeshme kur nuk u arrit të merret data e shumpritur për fillimin e bisedimeve për antarsimin e vendit në BE Ministri i tanishëm i Jashtëm është shqiptar. E di që tani disa subjekte politike do të kërkojnë doreheqje prej tij por faji për mosmarrjen e datës në Samitin e BE-së dje nuk është i Ministrit të Jashtëm të Maqedonise se Veriut por i faktorëve të jashtëm politiko diplomatik. Prandaj askush nuk ka të drejtë as morale e as politike që të kërkoj dorheqje nga Ministri i jashtëm Bujar Osmani nga posti i të parit të MPJ-së sepse i njëjti është duke i kryer për mrekulli punët në Ministrinë e jashtme. Më tej Samiti i fundit i Bashkimit Europjan ishte Samit për Ukrainën, për Moldavinë dhe për Gjeorgjinë e jo për Maqedoninë e Veriut, Shqiperinë dhe për Kosoven. Pse liderët e shteteve të Ballkanit kishin kaq pritje nga ky samit un nuk e di dhe nuk e kuptoj fare. Nëse lexohej axhenda dhe deklaratat e liderëve të BE-së para mbajtjes së takimit të nivelit më të lartë në Bruksel shihej qartë se në maje të axhendës ishin shtetet që i permenda me larte Ukraina dhe Moldavia këto edhe morrën status kandidati për antarsim në BE. Në këtë qështje pra më shumë thyheshin shtizat e politikës së jashtme të BE-së kur bëhej fjalë për qështjen e zgjërimit të BE-së e jo për qështjen e antarsimit të shteteve të Ballkanit Perendimor në BE. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk ishin aktuale për Bashkimin Europjan për shkak të krizës Qeveritare në Bullgari. Kryeministri i RMV-së dhe ai i Shqiperisë athua nuk i kuptojnë rrethanat dhe temat e politikës së jashtme që do të debatoheshin në kuadër të BE-së për të cilat është më e interesuar të diskutoj Brukseli zyrtarë dhe ti zgjidhin liderët europjan.