Rusia vendos sanksione ndaj gruas dhe vajzës së Joe Biden

Rusia ka vendosur sanksione ndaj bashkëshortes dhe vajzës së presidentit amerikan Joe Biden. Sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, Jill Biden dhe Ashley Biden janë mes 25 shtetasve amerikanë në një listë të zgjeruar të sanksioneve të Rusisë,


Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se hapi është ndërmarrë “si një përgjigje ndaj sanksioneve gjithnjë në zgjerim të SHBA-së kundër figurave politike dhe publike ruse”.

Në prill, SHBA vendosi sanksione që synonin dy vajzat e presidentit rus Vladimir Putin – Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova.

Po ashtu sanksione u vendosën edhe për gruan dhe vajzën e ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.