Rama në Austri: Po marr veten nga mbledhjet depresive të Brukselit! Ukraina mori statusin, por të mos ketë iluzione

Gjatë vizitës së tij zyrtare kryeministri Edi Rama e ka quajtur Vjenën vendin më të mirë për të marrë veten pas samitit të BE në Bruksel të cilin e ka quajtur “depresiv”. Nga Austria Rama tha se BE ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në.


“Më duket ky vend i përsosur për të diskutuar Europën dhe Ballkanin Perëndimor. në këtë lloj kryqëzimi ku disa prej shkallëve shkojnë lart, disa zbresin për poshtë dhe ne jemi në mes. Po, ne mund ta ngremë njeri-tjetrin por po kështu mund ta ulim njeri-tjetrin poshtë. Disa e kuptojnë fare mirë, disa kanë nevojë për më shumë shtysë ta kuptojnë. Sot faktikisht BE ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Nga ana tjetër duhet të them se nuk është ide e mirë që të ftosh dikë nga Ballkani dhe ta lësh të ulet sepse mund të kërkojë vërtetë shumë kohë që të dëgjosh fjalën e tij. Ndaj urime të gjithë atyre që patën idenë që unë të qëndroj në këmbë në mënyrë që trupi im t’i ndalë vrullin gojës sime. Më lejoni t’ju them po kështu se nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit. Dua të falënderoj me gjithë zemër, Carolinë që më dërgoi ftesën dhe drejtorin e këtij forumi të shkëlqyer. Nuk falënderoj dot sa duhet kancelarin për mikpritjen e tij të shkëlqyer. Ai është këtu me ne, njësoj siç ulet pranë meje në Këshill, pasi Shqipëria dhe Austria nisin me A. Është më tepër se kaq, kam krah meje udhëheqësin e një vendi që ngahera ka qenë mbështetës i Ballkanit Perëndimor dhe i Shqipërisë. Faleminderit Karl”, tha Rama duke iu drejtuar kancelarit austriak Karl Nehammer .

Teksa ka komentuar vendimin e parlamentit bullgar për të pranuar propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut kryeministri u shpreh se nuk lidhet çdo gjë vetëm me Bullgarinë. Ndër të tjera komenton gjendjen shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin duke thënë se nuk dihet nëse fjalët që qarkullojnë për të janë të vërteta ose jo.
“Dje, parlamenti bullgar votoi për diçka, por dua të theksoj se kjo nuk lidhet vetëm me Bullgarinë. Bullgaria është shprehja finale e frymës së deformuar të zgjerimit. Ka diçka më të thellë që është humbur dhe duhet rikuperuar shpejt. Të gjithë dëgjojmë që Putin është shumë i sëmurë. Mund të jetë ose jo e vërtetë, por nuk duket sikur BE është shumë e shëndetshme dhe se hapësira jonë është e mbrojtur mirë nga ajo çka mund të vijë. Dëgjova një prej miqve francezë që përsëriste se Putin ka bërë të kundërtën e asaj ka kërkonte duke përbashkuar Europën, duke sjellë bashkë NATO, por është shumë herët për tu thënë se nuk duket sikur dimri i ardhshëm do të jetë i lehtë dhe nuk duhet të marrim të mirëqenë cakun e durimit të opinionit publik që as nuk ekziston në Rusi.

Problemi është se sa më shumë njerëzit kanë, aq më pak janë të prirur që të heqin dorë qoftë nga një gjë e vogël. T’i thuash të pasurve që na duhet të durojmë inflacionin e lartë sepse një gjë shumë më e rëndësishme është në lojë, është më e lehtë ta thuash se ta bësh. Por ç’mund të them nga ana tjetër? Në cepin tonë të botës, BE është realiteti i vetëm gjeografik në historinë e hartave që ka dy kufij, një të brendshëm e një të jashtëm dhe është kjo copëz bote që quhet Ballkan dhe besoj se Austria është ndër të paktat që ka ide të qartë pavarësisht çështjeve të brendshme dhe kurrë nuk e ka tradhtuar“, tha Rama.

Sipas Ramës BE është e pafuqishme përballë pengmarrjes së Bullgarisë për dy vendeve të NATO-s, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Veton e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, Rama e quajti pasojë të një deformimi të madh të procesit të zgjerimit të BE.

“Dje Parlamenti Bullgar votoi për diçka që shpresoj do të jetë mjaftueshëm për miqtë tanë të Maqedonisë së Veriut. Por mendoj që nuk është vetëm kaq. Kjo nuk është vetëm për Bullgarinë. Bullgaria është vetëm shprehja finale e dhe e skajshme e frymës së deformuar të zgjerimit. Është diçka më e thellë që është humbur dhe duhet rikuperuar shpejt.” tha Rama.

Krah Ramës, Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer ka shprehur mbështetjen e tij për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kancelari tha se çështja është komplekse, teksa përmendi edhe mbështetjen e vendit të tij për pavarësinë e Shqipërisë.

“Çështja është mjaft komplekse, dëgjuan për zhgënjimin, kohëzgjatjen e negociatave, përpjekjet për të marrë statusin. Dhe problemi ekzistues mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që lidhet me këtë.

Ka njerëz që vënë në pikëpyetje angazhimin tonë dhe pyesin pse jemi në favor që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE. Jemi mes investuesve më të mëdhenj mes Ballkanit Perëndimor, por ka edhe shumë konkurrentë, Arabia Saudite, Turqia që ka ndërtuar aeroportin në Kosovë, natyrisht edhe për interesa të saj.

Sa absurde do ishte që një kancelar austriak nuk do rrinte krah Shqipërisë për tu bërë pjesë e Europës. Ne mbështetëm pavarësinë e Shqipërisë, kjo na sjell dhe më afër e tregon sa pranë njëri-tjetrin jemi. Kaq shumë ndodhura gjatë kohës, por lidhja e fortë që vjen nga histori, gjithmonë kemi qenë aleatë. Të mos mbetemi në narrativen e vjetër. Historia e Austrisë karakterizohet nga përjetimi i uljeve e ngritjeve, kemi parë fitore e disfata. Dhe sa kohë duhet për këtë. Keni të drejtë Edi ka shumë sfida që duhen trajtuar sidomos ne lidhje me tensionet etnike, që lidhen me shpërbejnë e ish-Jugosllavisë. Duhet të mësojmë nga historia jonë me përulësi”, tha Nehammer.

Maqedonia e Veriut ka të drejtën të shqyrtojë që nëse ajo që u votua në parlamentin bullgar, të jetë në rregull. Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka të mundur për këtë process. Është detyrimi ynë që të sigurohemi që ky proces të nisë një herë e mirë. Është Bosnje Hercegovina. Vendi ka nevojë për vëmendje të plotë. Ka shumë hapa që duhen hedhur. Tensionet etnike po ngrihen në vend që të ulen. Ka progres, ndihet ndjeshëm” – tha kancelari austriak.