Presidenti amerikan Joe Biden është deklaruar pas incidentit të vogël, kur u rrëzua nga biçikleta derisa kishte shkuar për pushime në Delaware.

Sipas tij, për gjithçka duhet fajësuar “vetëm një gjë” që vendoset në pedale, dhe parandalon shputën e këmbës që të lëviz para.

Në videon e rrëzimit, shihet se si Biden nuk arrin ta nxjerr këmbën nga mbrojtësi dhe si rezultat i kësaj rrëzohet.

Megjithatë ai u ngrit shpejt në këmbë – duke folur me turmën që kishin dalë për ta përshëndetur.

“Mirë jam. Nuk ka shenja që kam pësuar ndonjë gërvishtje”, tha Biden para qytetarëve amerikanë.

Për Bidenin thuhet se është adhurues i flaktë i biçikletave, pasi shpesh del me një të tillë për t’u shëtitur – në veçanti kur shkon në Delaware.