Mediet greke kanë publikuar foton e 18-vjeçarit që ndërroi jetë në mënyrë tragjike në një aksident automobilistik, ditën e djeshme në Greqi.

Sipas medieve helene 18-vjeçari po bënte gara me makinë bashkë me mikun e tij 20-vjeçar.

I riu humbi kontrollin e mjetit, doli nga rruga, e u përplas me një pemë.

Lexo edhe: Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Greqi, 18-vjeçari pa patentë, nuk mbante as rripin e sigurimit

Përplasja fatale i mori jetën të riut grek. Ndërkohë mësohet se i riu nuk kishte leje drejtimi e as nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Ndërkohë tronditëse janë detajet e reja që kanë zbuluar mediet greke rreth jetës private të të riut.

I riu sapo kishte mbaruara gjimnazin, ndërsa dje për ironi të fatit ishte në pritje të daljes së rezultateve të provimeve të maturës. Por gjithçka u përmbys në orët e para të së mërkurës, kur 18-vjeçari Panajotis dha frymën e fundit vetëm pak metra larg shtëpisë së tij në Chalandri .

Lexo edhe: Aksidentit tragjik në Greqi, 18-vjeçari po bënte gara shpejtësi ne makinën që u gozhdua në pemë

“Kjo që ndodhi, ishte një dramë, Panajotis ishte djalë i vetëm . Kishte mbaruar gjimnazin dhe po priste rezultatet e provimeve të maturës. Ai donte të ndiqte hapat e të atit, ekonominë. Panajotit i pëlqenin makinat, i pëlqenin motoçikletat. Djalë shumë i mirë. I qetë dhe i sjellshëm”, tha daja i tij duke folur paraditen e së mërkurës për Mega./abcnews.al/