Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është thirrur në Komisionin e Sigurisë për të raportuar mbi situatën e zjarreve në vend.

Ndër të tjera, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i tha ministrit se një pilot që ai e njeh personalisht është pushuar nga puna për arsye politike dhe tani punon kamerier.

Peleshi e mohoi një gjë të tillë. Ministri u shpreh se nuk mund të bëhet politikë me pilotët, pasi trajnimi i tyre kërkon kohë.

“Të përgatisësh një pilot do të paktën dy vjet. Janë të fundit që mund të bësh politikë me pilotët nga një parti. Ne po përgatisim 12 pilotë. Tetë prej dyte janë të dipl0muara. Katërt të tjerë janë duke bërë orët 3 fluturimit. Nga ata që ju përmendët rreth gjysma e tyre janë në punë. Nuk është pushuar ndonjë se s’ka qenë socialist. Nuk ka pushime nga puna pilotësh për arsye politike. Pilot nuk të bën dot tesera e partisë”, tha Peleshi. g.v/abcnews.al