Detyra e parë dhe kryesore është të sigurojmë vullnet politik për transformimin digjital të gjyqësorit, kështu ka porositur sot presidenti i vendit, Stevo Pendarovski nga Ohri, ku po zhvillohet Samiti Evropian për digjitalizim të gjyqësorit. Ai tha se, transformimi digjital të shoqërive tona tashmë nuk është vetëm vizion teknologjik i individëve apo lëndë e diskutimeve akademike dhe profesionale, por realitet i yni.

“Shpresoj se, vullneti politik për digjitalizimin e gjyqësorit do të rezultojë me përparim real dhe të konsiderueshëm në këtë fushë në të cilën me vite, për arsye të ndryshme, nuk shënojmë progres më të dukshëm. Në atë aspekti, mund të prisni mbështetje të pa rezervë nga unë”, tha Pendarovski.

Pendarovski shtoi se, ndryshimin kyç e ka solli kriza e madhe shëndetësore me paraqitjen e pandemisë, e cila, siç theksoi, nuk ishte sfidë e madhe vetëm për sistemet shëndetësore, por edhe për administratën shtetërore dhe gjyqësorin në tërësi.

“Problem shumë më i madh kishte mbyllja e organeve gjyqësore, posaçërisht kur u bë e qartë se hetimet dhe seancat nuk mund të prolongohen për periudha të gjata, ndërsa nuk ishte e qartë se sa do të zgjasë kriza. Në situatë të tillë u parashtrua pyetja se si mund të shfrytëzohet teknologjia digjitale që organet gjyqësore të vazhdojnë të kryejnë funksionon e vet në periudhë të krizës së prolonguar me fund të pasigurt”, tha Stevo Pendarovski.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Nikola Tupançevski theksoi se, seancat në distancë po bëhen realitet dhe me to, do të ulet korrupsioni dhe do të rritet transparenca. Sipas tij, digjitalizimi do të realizohet në mbi 186 seanca në 34 gjykata.