Siç po afrohet samiti evropian i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, gjithnjë e më të zëshme janë bërë pohimet se ekziston plan ose iniciativë franceze për tejkalimin e vetos bullgare dhe fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Parisi zyrtar ende nuk është deklaruar dhe publikisht të thotë diçka për planin eventual francez.

Përderisa, siç transmetohet, pritet që Sofja dhe kryeqytetet e vendet tjera anëtare të BE-së rreth propozimit të fundit të Francës për hapjen e rrugës për eurointegrimet e Ballkanit Perëndimor, më saktë ngritjen e vetos bullgare. Parisi hesht në mënyrë diplomatike.

Njëherit, as Ministria franceze e Punëve të Jashtme, ndaj të cilës jemi drejtuar që para dy javëve me pyetje në këtë temë, të ripërtërirë sot, as Pallati i Eliseut tani për tani as nuk konfirmojnë, as mohojnë se ekziston një plan ose iniciativë të tillë.

Sipas deklaratave të politikanëve të vendit tonë dhe atyre bullgarë, ekziston një dokument i tillë. Përmbajtja e tij mbetet e panjohur për opinionin e Maqedonisë së Veriut, përveç asaj që na serviret nga ana lindore e kufirit.

Sipas asaj që e kanë transmetuar një pjesë të mediave bullgare “Presidenca franceze është e gatshme t’i përfshijë kërkesat e Bullgarisë në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe BE-në që të bëhet garanci për implementimin e tyre”.

Kështu, propozimi francez parasheh “heqje të vetos, ndërsa BE-ja të bëhet garanci se Shkupi do t’i plotësojë kushtet e Sofjes”.

Një diplomat i lartë, ka dashur të mbetet anonim, gjithashtu nuk konfirmoi se ekziston një propozim i tillë, por na theksoi se “Parisi intensivisht është angazhuar në gjetjen e zgjidhjes dhe se është në dobi të Francës dhe veçanërisht të presidentit Emanuel Makron për të dhënë sinjal pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor në kontekst të luftës në Ukrainë dhe premtimet të cilat u janë dhënë Ukrainës dhe Moldavisë”.