Ambasadori i ri bullgar në SHBA, Georgi Panajotov, i cili ishte ushtrues detyre i ministrit të Mbrojtjes në dy qeveritë, vitin e kaluar, ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit amerikan Xho Bajden. Ai për BNT-në deklaroi se ende nuk ka reagim në SHBA për vendimin që e solli Parlamenti bullgar javën e kaluar, lidhur me heqjen e vetos për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Sipas Panajotov, nuk mund të flitet për presion për vendimin e SHBA-së. Nuk ka presion, ishte i drejtpërdrejtë ai, duke thënë se javën e kaluar ka pasur bisedime me Departamentin amerikan, si dhe me deputetët dhe kongresmenët amerikanë.

“Presion definitivisht nuk ka, por në dobi të SHBA-së është që të mos ketë probleme të ngjashme midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por presion nuk kishte”, deklaroi Georgi Panajotov.

Ai paralajmëroi se për disa ditë do të fillojë ndërtimi i gjuajtësit të parë F-16 për Bullgarinë në SHBA.

Presidenti amerikan Xho Bajden para disa ditësh edhe zyrtarisht i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri bullgar në Uashington. Panajotov deklaroi se Bajdeni në bisedë u ka thënë se Bullgaria dhe SHBA-ja janë miq, aleatë dhe partnerë strategjikë.