Misioni pansllavist i ‘Ballkanit të Hapur’ herët a vonë do të dështoj me turp para Procesit të Berlinit si proces që e udhëheq Gjermania, ndërsa ‘Ballkani i Hapur’ është butaforia e magjisë serbe që po e reklamon Beogradi me karavidhet e tij në Tiranë, Podgoricë dhe Shkup dhe ka për objektiv shtrirjen e hegjemonisë serbo-ruse në Ballkan si ëndërr e vjetër e pansllavizmit.

Edvin lemeria i njohur tashmë vëllam i Aleksit prej vitesh ka manifestuar servilizmin e tij të pashoq deri në nënshtim ndaj projektiit serb për Ballkanin, duke anashkaluar dhe injoruar Kosovën si shtet i pavarur, pasi për hir të vërtetës atë nuk e lidh gjë me ‘derrat kosovarë’ sepse veten e tij e ndien si arumun (cincar, vllah) ndaj dhe ky qëndim prej misionari është më se i kuptueshëm.

Kurse demagogu ‘crnogorac’ Abazoviç, për shkak të kulturës së tij të ngjizur me ish politikën e zbarët të ‘vëllazërim- bashkimit’, si një nga ‘viçat’ shqiptar i ‘ndershëm’, ka pranuar t’i bashkohet nismës djallëzore serbe përkundër hezitimit të presidentit Gjukanoviq që nuk beson në lojrat e turbullta të çetnikut Vuçiq.

Ndërsa pansllavisti tjetër pasues i Zajkos Dhimo Kovaçi, nuk kishte sesi të mos vazhdonte ndryshe por do zbatonte ato politika dhe atë rrugë të trasuar me dekada nga SDSM-ja titiste dhe nga një serbofil si Zajko, që u bë milioner duke shitur speca në Serbi falë mbështetjes së vëllait të madh çetnikut Vuçiq.

Në marrëdhëniet ndërkombëtare
nuk ka sens shprehja e stisur ‘Ballkani i Hapur’ për Serbinë dhe i mbyllur për Kosovën duke e mbajtur në preambulë të kushtetutës serbe Kosovën si pjesë e Serbisë!
Ku është logjika këtu o i përhënuri Edvin batërdia kur një shtet fqinj jo që nuk të njeh por e ka të shkruar në kushtetutë se Kosova është pjesë e Serbisë?
Kjo do të thotë se ti ose ke rrjedhur ose je skuth që e dredh për interesa meskine.

Ndaj, ‘Open Ballkani’ nuk ka të ardhme pa pjesëmarrjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe i barabartë mes të barabartëve!
Ky është rregull i pashkruar që shqiptarët duhet të mësojnë nga gabimet e së shkuarës. Medai Shaholli