Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,82% në raport me vendimin e datës 23.06.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht te benzina për 0,945%, te nafta për 1,174%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 0,425% dhe te mazuti ka ulje për 1,806%. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EURODIZELIT (D-E V), ulen për 1,00 den/litër, deri sa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPER BS-98 ulet për 0,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, ulet për 0,986 denarë/kg dhe do te jet 53,305 den/kg.

Nga data 28.06.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 109,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 111,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 109,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 107,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,305 (denarë/kilogram)

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,35%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 28.06.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.