Nënshkrimi i Gabriel Jesus me Arsenalin i prish punë Raphinhas, Barcelona “fërkon duart”

Arsenali ka arritur të sigurojë shërbimet e Gabriel Jesus, me lojtarin që u largua nga Manchester City dhe sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e “Topçinjve”.


Ky transferim duket se i ka prishur punë një tjetër sulmuesi me të cilin klubi anglez ishte në bisedime. Bëhet fjalë për Raphinhan, për të cilin Arsenal po konkurronte me Barcelonën.

Arsenali ka vendosur të largohet në luftën për Raphinhan. Sipas Fabrizio Romanos, “Topçinjtë”, të cilët po bënin përpjekje të mëdha për të nënshkruar me lojtarin e Leeds, nënshkrimi me Gabriel Jesus për 52 milionë euro i ka bërë ata të heqin dorë.

Sipas “Blobeesporte”, Barcelona, një nga klubet e interesuara për lojtarin e Leeds, tani ka një konkurrent më pak dhe një shans më të madh për të nënshkruar me brazilianin.

I njëjti burim thekson se Raphinha ende dëshiron të kalojë te Barça, të cilët po bëjnë gjithçka për të ulur tarifën prej 50 milionë eurosh që kërkon Leeds.

Klubi anglez dëshiron të zgjidhë situatën e Raphinhas sa më shpejt të jetë e mundur dhe po pret që të hyjë leva e parë ekonomike e Barçës. Sapo të jetë gati, “Los Cules” do të bëjë ofertë për lojtarin.