Më 16 maj e gjithë kabineti i komunës së Tetovës zbarkoj në bulevardin Bllagoja toska për të përuruar fillimin e punimeve për rrugën më me famë në Tetovë për të cilën opozita atë kohë tash udhëheqsia e komunës mbanin press konferenca kundër ish kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Por punimet nuk zgjatën shumë për më shumë se 10 ditë ekskavatorët vijojnë të qëndrojnë të parkuar dhe në atë bulevard nuk po punohet. Për këtë çështje pyetëm komunën e Tetovës

Përse janë ndaluar punimet në bulevardin Bllagoja Toska, cili është problemi dhe kur pritet të rifillojnë punimet. Pyeti Tetova Sot dje komunën e Tetovës.
Edhe pse të gjithë i shohim se punimet nuk po vazhdojnë komuna e Tetovës me një përgjigje të shkurtër mundohet që të ju hudh pluhur syve të opinionit.

Nuk janë ndërprerë punimet në bulevardin Bllagoja Toska, nëse kanë diçka teknike nga firma që i kryen punimet, mund të drejtoheni tek firma, përndryshe punimet vazhdojnë! Thonë nga Komuna e Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës deklarojnë se punimet nuk janë ndaluar e pamja në bulevardin bllagoja toska është kjo

U drejtuam për tek kompania me pyetjen se pse nuk [po punohet në bulevardin Bllagoja Toska dhe kur pritet të rifillojnë punimet.

Përshëndetje në lidhje me pyetjen tuaj për Bulevardin Bllagoja Toska ju informojmë se punimet janë ndërprerë për shkak të një gypi të paparashikuar i cili duhet të largohet nga ana e ndërmarrjes publike komunale gjegjësisht nga Komuna e Tetovës. Ne në marrëveshjen tonë me TAV nuk obligohemi që të bëjmë punët e tjera përveç ndërtimit të rrugës dhe gjithçka që del jashtë asaj si për shembull gypat duhet ti largojë komuna ndërsa rrjetin elektrik kompania EVN, nëse paraqitet pengesë në rrjetin tokësor të internetit duhet të intervenoj kompania Telekom ose A1. Në ndërkohë dua të ju informoj se menjëherë pas sanimit të problemit me gypin ne do të fillojmë punimet me punë intensive dhe problem tjetër është edhe rrënimi i dy shtëpive të cilat komuna ende nuk i ka rrënuar dhe kjo do të jetë pengesa e radhës menjëherë pas gypit i cili do të stagnoj akoma më shumë punën për ndërtimin sa më të shpejt të këtij bulevardi. Thonë për Tetova Sot nga kompania kontraktuese për ndërtimin e bulevardit Bllagoja Toska.

Siç mëson Tetova Sot nga burime jozyrtare komuna vijon të ketë akoma probleme edhe me një shtëpi e cila për dallim nga të tjerat ende nuk është rrënuar.