Talentë të shumtë të Shkëndijës në grupmosha të ndryshme po bëhen lojtarët bazë jo vetëm të klubit të tyre por edhe në Reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut informon Tetovasot.
Në vijë të kësaj së fundmi janë edhe dy nga lojtarët e Shkëndijës U 14 që kanë marrë ftesë nga selektori për dy ndeshje miqësore kundër Malit të Zi.
Janë këta Nazif Ceka dhe Jetlir Ameti që do të jenë pjesë e Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në dy përballjet me Malin e Zi që do zhvillohen në shtetin fqinj .Tetovasot