Deputeti i VMRO-DPMNE-së në Facebook ka publikuar një dokument, të cilin ai pretendon se është pjesë e propozimit të kornizës së bisedimeve me BE-në, përcjell TV21. Sipas këtij dokumenti të publikuar nga Milloshovski, marrëveshjet bilaterale me Greqinë, gjegjësisht Marrëveshja e Prespës, dhe marrëveshja Bullgarinë bëhet pjesë e kornizës negociuese, bashkë me procesverbalet e Komisionit Historik.