Qeveria në seancën e sotme të 55-të e shqyrtoi dhe miratoi Indormacionin në lidhje me nismën për lidhje të Memorandumit për mirëkuptim për shkëmbim elektronik të të dhënave ndërmjet Drejtorisë Doganore dhe Organit të Pavarur për të Ardhura Publike (OPAP) të Greqisë dhe e pranoi tekstin e harmonizuar të Memorandumit.

Me këtë Memorandum mirëkuptimi, në pajtim me ligjvënien e BE-së dhe ligjvëniet kombëtare nga fusha e shkëmbimit të të dhënave, mundësohen masa për lehtësim të trafikut rrugor në Korridoret e gjelbëra, masë kundër mashtrimeve doganore, përshpejtim i procedurave doganore, si dhe zvogëlim i dokumenteve të nevojshme dhe kontrolleve doganore, kumtoi Shërbimi për shtyp i Qeverisë.