Maqedoni: Shpëtohen dy familje që kishin ngecur me makina në një rrugë malore në Mariovë

Sot, në orët e vona të ditës është realizuar me sukses aksioni për shpëtimin e familjeve të humbura, me dy makina, të cilat së bashku me fëmijët (katër) kanë bredhur në vendin tonë dhe kanë ngecur me automjet për shkak kushteve të këqija të motit dhe rrugëve në male. Aksioni për lokalizimin, gjetjen dhe shpëtimin është kryer përmes operativëve kujdestar në Qendrën për Menaxhimin e Krizave në numrin 112 në bashkëpunim me Qendrën Operative Emergjente (QKK) të QKM-së dhe Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QKMK) Veles, dhe në koordinim me Ministria e Punëve të Brendshme.
Familjet kanë humbur, e më pas kanë ngecur në rrugën malore me vetura, duke dashur të anashkalojnë rrugën Rosoman – Prilep, ku siç informuam komunikacioni ka qenë i bllokuar deri në orën 15.10 për shkak të rrëshqitjes së madhe të dheut.