Levica: Ndërprerje urgjente e negociatave me Bullgarinë

Para disa ditësh nga Kuvendi Popullor i Republikës së Bullgarisë ishte dërguar mesazh shovinist-kombëtar me pretendime territoriale ndaj Republikës së Maqedonisë. Mesazh identik me ato nga periudha kur Bullgaria si shtet fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka kryer krime në emër të parullës “Maqedonia është Bullgari”.

Përkujtojmë se ky nuk është akti i parë i tillë, dhe se nga deputeti në Parlamentin Evropian Xhambaski, paraprakisht gjithashtu ishin dhënë deklarata me pretendime territoriale ndaj Maqedonisë, ndërsa mosndëshkimi dhe mosndërmarrja asgjë nga ana e BE-së pas deklaratave të tilla, ka rezultuar me veprim stimulues të politikave negative bullgare, të cilat me siguri në të ardhmen do të jenë prezente ende më shumë.

Mendojmë se një kurs i tillë i politikës së jashtme të cilin e udhëheq shteti është i palejueshëm, ndërsa shprehja e pretendimeve territoriale nuk është shprehje e urrejtjes (siç vlerësoi MPJ e Maqedonisë së Veriut). Për shkak të kësaj:

E Majta edhe njëherë kërkon ndërprerje urgjente të negociatave me Bullgarinë

Dëbimi i ambasadorit bullgar nga Maqedonia për shkak të pretendimeve të shprehura territoriale ndaj shtetit direkt nga Kuvendi Popullor në një shtet demokratik:

Kërkojmë që Qeveria me letër të hapur të kërkojë falje nga përfaqësuesit e BE-së, të cilët gjuhën dhe popullin maqedonas e quajtën “maqedonas të veriut”.